Organizata Toka fton akterët dhe shkollat të marrin pjesë në konferencën e vullnetarizmit

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Organizata “Toka” ka ftuar mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave publike në Kosovë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të marrin pjesë në “konferencën e parë të vullnetarizmit edukativ” në Kosovë.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj konference është të njoftojë akterët kryesorë të sistemit të edukimit, dhe persona të tjerë të interesuar në punë vullnetare me programin e Vullnetarizmit Edukativ. Vullnetarizmi Edukativ është qasje pedagogjike e cila gërsheton punën vullnetare me mësim. Kjo qasje pasuron përvojën e mësimit gjatë punës vullnetare, forcon ndjenjën e të qenit pjesë e shoqërisë dhe ndikon në krijimin e përgjegjësisë qytetare.

TOKA deri më tani ka trajnuar rreth 40 mësimdhënës dhe mentorë nga e gjithë Kosova, të cilët udhëheqin grupe vullnetare në tetë komuna të Kosovës, duke realizuar projekte të cilat përmirësojnë komunitetet ku ata jetojnë.

Me këtë rast, Toka fton mësimdhënës, drejtorë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe të diplomuar, si dhe të tjerë të interesuar në punë vullnetare të regjistrohen për pjesëmarrje në Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë duke aplikuar online nga 11 deri më 22 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme