Orlando viziton Ferdonije Qerkezin në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur ka vizituar Ferdonije Qerkezin.

Ai tha se është prekur nga dëshmia e jetës së Qerkezit, e cila ka humbur gjatë luftës burrin dhe 4 djemtë e saj.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në #Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen.  Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme