OSBE dhe UNFPA kërkojnë angazhim më të madh në promovimin e barazisë gjinore

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 10:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i OSBE-së dhe Zyra e UNFPA-s kanë prezantuar Anketën për burrat dhe barazinë gjinore, e zhvilluar për herë të parë në Kosovë.

Zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, tha se Kosova ka shënuar progres në avancimin e barazisë gjinore.

“Barazia gjinore është bërë pjesë integrale e zhvillimeve të përgjithshme të Kosovës, dhe ne Bashkësia Kombëtare i shohim  me admirim këto të arritura. Barazia gjinore nuk është çështje e grave, por edhe e burrave”.

“Pa barazi gjinore nuk mund të ketë barazi të plotë dhe nuk mund të ketë qeverisje të mirë e të mbarë. Shifrat që dalin nga ky raport thërrasin për angazhim të menjëhershëm”, tha ai.

Visare Mujko-Nimani, specialiste e Programit OIC, zyra e UNFPA-së në Kosovë, tha se që nga paslufta në Kosovë ka pasur progres të dukshëm në barazinë gjinore, raporton Ekonomia Online.

“Ne duhet të punojmë së bashku me burrat dhe gratë që të largohen stereotipet gjinore. Ne vazhdojmë të punojmë për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe prioritet i joni është edhe zhdukja e dhunës”.

“Edukimi i shoqërisë fillon në familjet tona, ku fëmiju sheh ndarjen e punëve dhe sjelljen e babait ndaj nënës, motrës, vajzës. Duhet të punojmë së bashku që t’i eliminojmë normat patriarkale”, tha ai.

Edi Gusia, drejtoreshë ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, tha se ky hulumtim ofron të dhëna të mjaftueshme për të parë se si kosovarët e shohin barazinë gjinore, raporton EO.

“Legjislacioni është i duhuri, por nuk zbatohet sa duhet. Duhet të ndryshohet një mendësi dhe një mentalitet, dhe për të ndryshuar duhet të ndryshohet qasja në arsim, duhet të ndryshohen librat shkollorë”.

“Ky hulumtim thekson faktin se për arritjen e barazisë gjinore nuk mjafton monologu por duhet vendosur dialogu mes gjinive. Të krijosh barazi gjinore do të thotë të vendosësh prioritete sociale që në qendër ta vendosin njeriun pa dallim gjinie”, tha ajo.

Autorja e Raportit UBO Consulting, Donika Limani, tha se kjo është një anketë ndërkombëtare që është bërë në më shumë se 20 shtete.

“Në Kosovë kjo anketë është e implementuar nga OSBE dhe kemi përfshirë profesionistë të barazisë gjinore. Kemi anketuar 500 gra dhe 150 burra dhe qëllimi ka qenë të fokusohemi te perspektiva e burrave”.

“Kemi bërë diskutime të fokus-grupeve me shqiptarë dhe serbë dhe janë bërë ndaras mes burrave dhe grave për shkak të ndjeshmërisë së temës. Kemi pasur disa kufizime në anketë, mirëpo kryesore ka qenë tema”, tha ajo.

Të ngjashme