OSBE-ja e gatshme të trajnojë prokurorët vendorë

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 16:43 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Fillimisht në këtë takim, kryeprokurori Lumezi, e uroi ambasadorin Braathu për pozitën e ambasadorit të OSBE-së.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në mes OSBE-së dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes këtyre institucioneve.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe OSBE-ja, konkretisht në organizimin e trajnimeve për prokurorë, për çështje konkrete, të cilat do të ndikonin në avancimin profesional të prokurorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme