OSBE: Mbi 200 mijë persona u larguan nga Kosova, 28 mijë janë rikthyer

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 14:11 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.

Në këtë raport paraqitet pasqyra e gjendjes aktuale dhe kthimet vullnetare në Kosovë, përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit dhe në rajon, raporton Ekonomia Online.

Si pasojë e luftës në Kosovë dhe trazirat e vitit 2004, përafërsisht 220 mijë persona janë larguar nga Kosova, ndërkaq vetëm 28 mijë prej tyre janë rikthyer në Kosovë.

Sa i përket raportit, shumica e personave të kthyer gjatë periudhës së raportimit ishin serbë, gjithsej 1009, pasuar nga egjiptianët, romët dhe ashkalitë.

Shefi i misionit OSBE në Kosovë, Jan Brathau, tha se e drejta për tu kthyer në shtëpitë e tyre duhet tu sigurohet të gjithë atyre që dëshirojnë një gjë të tillë.

“E drejta e personave të zhvendosur për tu kthyer në shtëpitë e tyre në siguri dhe dinjitet është e mishëruar si në kornizat ligjore të Kosovës ashtu edhe në instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të zbatueshme në Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

“OSBE-ja ka regjistruar shembuj pozitiv dhe ka ndihmuar për të kthyer personat në Kosovë”, tha Brathau, raporton EO.

Në këta raport thuhet se procesi i kthimeve u pengua nga çështjet e të drejtave pronësore, incidentet e sigurisë dhe rastet e kundërshtimit të kthimit nga komuniteti pritës.

Të ngjashme