OSBE: Rastit nga Drenasi t’i jepet prioriteti më i lartë dhe drejtësia të vihet në vend

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Misioni i OSBE  në Kosovë i bashkohet opinionit kosovar në shprehjen e dënimit ndaj abuzimit seksual të raportuar kundër një personi nga individët në pozita të cilët duhej të jenë të besueshëm dhe me autoritet.

“Veprat të cilat supozohet se janë kryer nga mësuesi i adoleshentes dhe më pas gjatë në periudhe më të gjatë nga një zyrtar policor janë të tmerrshme dhe të papranueshme për të gjitha nivelet e njerëzisë dhe profesionalizmit”.

“Ne mirëpresim përgjigjet e menjëhershme të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Inspektoratit të Policisë së Kosovës, si dhe autoriteteve komunale të Drenasit në pezullimin, arrestimin dhe inicimin e procedurave të hetimit të rasteve kundër abuzuesve të supozuar”, shkruhet në komunikatën e OSBE-së.

OSBE-ja pret që kësaj çështjeje t’i jepet prioriteti më i lartë dhe drejtësia të vihet në vend.

“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të mirëqenies sociale që të dëshmojnë ndjekjen dhe këshillimin e nevojshëm për viktimën e re dhe familjen e saj”, shkruhet më tej në këtë komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme