OSHP gjobit me 25 mijë euro Shërbimin Spitalor

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 09:17 | Nga

Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) i është zvogëluar në rishqyrtim buxheti për 2 milionë euro. Së fundmi institucioni është gjobitur në lidhje me një tender për hiç më pak se 25 mijë euro.

Spitalet rrezikojnë të mbesin pa para për t’i paguar shërbimet e higjienës në fund të vitit.

Gjoba prej 25 mijë eurosh është shqiptuar, pasi zyrtarët e këtij shërbimi nuk kanë respektuar urdhëresën e panelit shqyrtues të Prokurimit Publik në lidhje me kontratën “Pastrimi i brendshëm i hapësirave spitalore”.

Vendimi është bërë publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OShP), i cili kishte hedhur poshtë ankesat e operatorëve ekonomikë “Ab Clean & AB Deinstleinstung” nga “Laguna” dhe “SFK” dhe ka lënë në fuqi vendimin për dhënie të kontratës të shpallur nga Shërbimi Spitalor.

ShSKUK-ja kishte vendosur për kontratën, por më vonë e kishte lajmëruar OShP-në se do ta anulojë vendimin. Arsyetimi ishte mungesa e buxhetit…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme