Osmani: Asnjë çështje në dialog me Serbinë s’është më e rëndësishme se sa kthimi i të zhdukurve

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, tha se të zhdukurit në luftën e fundit janë plaga me e thellë e gjitha popullit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, fati i tyre bëhet edhe më tragjik për shkak se janë në duar të shtetit serbe që po mban të fshehtë çështjen e tyre, ndonëse ka kryer gjenocid.

Osmani shtoi se kjo është edhe arsyeje shtesë që institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zbardhjen e fatit të tyre.

Madje ajo thotë se në dialogun me Serbinë asgjë nuk është më e rëndësishme se sa kthimi i të zhdukurve, duke shtuar se vetëm të bashkuar mund të arrihet drejtësi.

“Jemi bashkë me familjarët e atyre që na mungojë më së shumti. Ata do t’i mungojë gjithë secilit prej nesh. Fati i tyre bëhet edhe me tragjik kur dihet që janë në duar të shtetit serb që ka bërë gjenocid”.

“… ata janë plaga jonë më e thellë, kjo i bënë përpjekjet tona për të zbardhur fatin e tyre dhe për të kërkuar përgjegjësi, asnjë çështje nuk është më prioritete në dialog se sa kthimi i tyre”.

“Dhimbja nuk është vetëm edhe e familjarëve dhimbjen e kemi të përbashkët, vetëm bashkë mund të kërkojmë përgjegjësi nga shtetit që i ka zhdukur ata me dhunë”.

Këto komente ajo i bëri kur bashkë me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin e një numër të madh të familjarëve vendosën kurora lulesh te lapidari kushtuar personave të zhdukur të Kuvendi i Kosovës.

Përderisa Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me një varg aktivitetesh.

Të ngjashme