Osmani bëri homazhe para teatrit për Adem Mikullovcin: Humbëm një njeri të madh

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 11:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar me rastin e vdekjes së aktorit Adem Mikullovci, raporton Ekonomia Online.

Osmani shprehu ngushëllime për aktorin Mikullovci dhe tha se Kosova ka humbur një njeri të madh.

“Sot kemi humbur një njeri të madh të Kosovës dhe ish-delegat të 2 korrikut që shpallën deklaratën kushtetuese dhe miratuan dekoratën kushtetuese të Kaqanikut”.

Ajo tha se kanë humbur një njeri të madh që ishte në zemrën e gjithsecilit qytetar të Kosovës.

“Adem Mikullovci aktori për publikun, por në të njëjtën kohë mbrojti interesin publik deri në frymën e fundit. Ishe bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm një njeri nga i cili kemi mësuar shumëçka dhe në kohët më të rënda”.

“Dua të shpreh ngushëllim familjes së tij, dhe delegatëve të 2 korrikut dhe të gjithë kolegëve që punoi mandatin e kaluar”.

Të ngjashme