Osmani dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës, ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme