Osmani dhe Kurti përkrahin kampanjën për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 15:19 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përkrahur kampanjë e Handikos “Bëhu Mburoja ime!”, për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani tha se vëmendja institucionale është gjithmonë kah fëmijët, pasi ata janë ardhmëria e vendit.

“Jemi këtu së bashku me HANDIKOS, fëmijët me aftësi të veçanta dhe familjet e tyre për ta thënë jo vetëm me 1 qershor por për ta përsëritur çdo ditë të vitit e pastaj çdo vit të jetës sonë që e kemi përtej obligimit politik e kemi obligim njerëzor që çdo ditë të punojmë sepse çdo punë që bëhet në interes të fëmijëve ka kuptim të madh dhe vetëm atëherë kur vëmendja jonë është kah fëmijët dhe investojmë në ta do ta shohim shtetin tonë përpara”.

“Investimi në arsim e pastaj mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta nga problemet me dhunë e deri te problemet me siguri në shkolla janë çështje të cilat ne si institucione të Kosovës jo vetëm që i marrim seriozisht në aspektin deklarativ por edhe në atë të veprimit”.

“E kemi detyrim që fëmijët të rriten në një vend ku të ardhmen të kenë mundësi për realizimin e ëndrrave të tyre”.

Ndërsa, Kurti u zotua se shteti do t’u ofrojë mbështetje fëmijëve që jetojnë në varfëri dhe atyre që janë pre e dhunës fizike.

“I falënderohem kryetarit Afrim Maliqi për organizimin e kësaj fushate “Bëhu mburoja ime” sepse është detyra e jona që të bëhemi mburojë e fëmijëve nga zbatimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve te shtesat për fëmijë e edukimi i hershëm ë deri te trajtimi i të gjitha viktimave të dhunës në familje, ku fëmijët dhe gratë e pësojnë më së shumti. Sot e kemi 1 qershorin, ditën e fëmijëve dhe natyrisht se përderisa i kujtojmë me gëzim të gjithë fëmijët të cilët shkojnë në shkollë apo në kopsht dhe edukohen në të njëjtën kohë me ndajmë dhembjen me të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunë. Zotohemi që së pari për fëmijët në varfëri dhe ata që janë të dhunës fizike a psikike e kanë të nevojshme mbështetjen e shtetit”.

Me rastin e shënimit  të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos ka vendosur dy instilacione, kukulla me thënie të fëmijëve të cilët janë viktima të dhunës në familje.

Ky instilacion është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

No description available.
No description available.

Të ngjashme