Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz: Kjo ditë na mbush me gëzim e krenari

Prekaz | 28 Nën 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti me kabinetin e tij qeverisës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nderë të 28 Nëntorit, Flamurit Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Osmani e Kurti shprehen nderimet e tyre pranë varreve të familjes Jashari.

Osmani, tha se pos ditës simbolike të shpalljes së Pavarësisë, është data kur publikisht ka dalë UÇK-ja.

“Sot e filluam ditën te Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari për të ndëruar sakrificën e tyre sepse 28 Nëntori simbolikës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe rëndësisë së ngritjes së Flamurit, është datë kur ka lindur Komandanti legjendar Adem Jashari, është edhe data kur për herë të parë ka dalë publikisht UÇK-ja dhe të gjitha këto i japin kumptim edhe më të madh festave të nëntorit”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo datë i ndërlidh ngarjet historike të kombit shqiptar, që nga Kruja deri në Prekaz.

“28 Nëntori është një datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat, prej Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemali në Vlorë, të Adem Jasharit në Prekaz”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai veçoi se padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush edhe me gëzim edhe me krenari, por edhe me përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se sa kurrë më parë.

“Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan e u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para gazetarëve.

Pas homazheve në Prekaz, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri homazhe edhe te shtatoret e Ismail Qemalit e Zahir Pajazitit, dhe varret e Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, në Prishtinë

Lexo më shumë:

Të ngjashme