Osmani e Kurti i bashkohen marshit “Mos ma kufizo lëvizjen”, premtojnë përkrahje e lehtësira për njerëzit në karrocë

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 14:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është zhvilluar marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që kishte për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.

Në një fjalë rasti, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se zyrat e Qeverisë do të jenë gjithmonë të hapura për personat me nevoja të veçanta.

“Është e domosdoshme që ata të cilët i kanë nevojat më të madha të ndihmohen më së shumti. Bëhet fjalë për njerëz me nevoja të veçanta të shoqërisë sonë të cilët e kanë jetën më të vështire dhe ne si pjesëtarë të të njëjtit shtet do të duhet që ta dëshmojmë solidaritetin”

“Në botë kemi pafund rase ku njerëz me karrocë i kanë dhënë dije dhe lidership botës. Dy prej këtyre shembujve janë shkencëtari Stephen Haëking dhe ish-Presidenti amerikan, Franklin Roosevelt”.

“Në mesin e gjërave që ka thënë Roosevelt është: Njerëzit nuk janë robër të fatit të tyre, por të mendjes së tyre”.

“E dimë se ekziston një strategji e organizatës Handikos për vitin 2018-2022 dhe një tjetër e shtetit për vitin 2018-2020. Ne duhet t’i marrim rezultatet e këtyre strategjive dhe të analizojmë se çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë ka munguar në mënyrë që ta kemi një planifikim që i ka parasysh objektivat dhe përvojën e juaj jetësore”.

“Edhe në Kuvend edhe në Qeveri do ta keni jo vetëm fizikisht, por edhe politikisht atë shtegun e pjerrët pa pengesë që ua mundëson të vini tek zyrat tona që do të jenë të hapura gjithmonë për ju”, tha kryeministri Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se liderët duhet të jenë zëri i personave me aftësi të kufizuara.

“Fakti që nuk mund të ngriteni fizikisht nuk do të thotë se nuk mund të griteni shpirtërisht.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ajo solli shembullin e presidentit Franklin Roosevelt si frymëzim për ta mundur frikën.

“Ne s’mund të zgjedhim se çfarë sfida na sjellë jeta, por ne zgjedhim se si t’u çasemi atyre; me frikë ndaluese, apo me shpresë rrezatuese”, u shpreh Osmani.

“Gjëja e vetme nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika”. Me këto fjalë i ishte drejtuar popullit të tij, presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt.

Në kulmin e karrierës së tij politike, presidenti Roosvelt do të diagnostifikohej me një sëmundje, e cila do ta mbante në karrocë deri në fund të jetës së tij. Shumë kush i kishte thënë se karriera e tij politike kishte marrë fund.

Por, Osmani theksoi se presidenti Roosvelt mendonte ndryshe; ai do të gjente një vendosmëri të çeliktë për të vazhduar para. “Për presidentin amerikan, sëmundja e cila e la të palëvizshëm ishte veç sprovë ndër zjarr, e cila do ta testonte karakterin e tij për sfidat që do t’i vinin më vonë. Disa vite më vonë, pas tejkalimit të mijëra vështirësive, ai do të zgjedhej President i ShBA-ve dhe do mbetej në histori si një ndër presidentët më të suksesshëm”.

“Ne s’mund të zgjedhim se çfarë sfida na sjellë jeta, por ne zgjedhim se si t’u çasemi atyre; me frikë ndaluese, apo me shpresë rrezatuese”.

Osmani tha se vendimi i parë si kryetare Kuvendi ka qenë që në çdo cep të ndërtesës së Kuvendit të ketë qasje për njerëzit me nevoja të vecanta. “Ne duhet të jemi zëri i tyre”.

Organizatori Afrim Maliqi është shprehur se mos zbatimi i ligjeve në Kosovë po u krijon probleme në qasje në hapsira publike.

“Mos ma kyfizo lëvizjen është motoja e shënimit të 1 marsit. Liria e levizjes është fundamentale për secilin”. Sipas tij, rreth 5% e popullatës në botë janë me nevoja të veçanta.

“Mungesa e qasjes në hapsira publike pengon dhë mohon lëvizjen e tyre, duhet përmendur edhe nënat që ballafaqohen me femijet e tyre që nuk lëvizin,shkaktar për këtë gjendje është zbatimi i varur i ligjit në vendin tonë”.

Maliqi është shprehur se nga një hulumtim i zhvilluar del se Kosova përmbush vetëm 30% të ligjeve që janë në fuqi për personat me nevoja të veqanta.

Organizata jonë me aftësi të kufizuara mundohemi të ju dalim nëndihmë, do të duhej që insitucionet të ju dalin ndihmë.

Nga një hulumtim i vitit të kaluar ka dalë se vëtëm 30% Kosova përmbush ligjet politike sa i përket të drejtave të njerzve me nevoja të veçanta, në këtë hulumtim 6 .7 %qe Kosova përmbush”

Më tutje Maliqi ka kërkuar nga Kuvendi që viti 2021 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara.

“Sot Kosova kur po zhvillohet për tu integruar në botë promovimi dhe mbrojtja e njeriut janë qenësore, ne sot nga këtu rekomandojmë që Kuvendi të shpallë vitin 2021 vit të aftësisë së kufizuar, Kosova në këtë kohë duhet të ketë krijimin e një shoqërie gjithpërfshirëse”.

Të ngjashme