Osmani e Kurti te varri i Demaçit: Njeriu i cili para lirisë individuale e vendosi lirinë kolektive

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:41 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e VV-së Albin Kurti bënë homazhe edhe pranë varrit të veprimtarit kombëtarë Adem Demaçi, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se Demaçi është simbol i rezistencës së shqiptarëve i cili gjithmonë të parën kishte vendosur lirinë kolektive.

“Sapo nderuam simbolin e rezistencës së shqiptarëve në Kosovë. Njeriun i cili para lirisë individuale e vendosi lirinë kolektive dhe para interesit të vet, e vendosi interesin e përgjithshëm. Veprimtarin e çështjes kombëtare, zotëri Adem Demaçi”, tha Osmani.

Ndërsa lideri i LVV-së Albin Kurti tha se Demaçi është shqiptari që nuk është dorëzuar asnjëherë.

“Me të drejtë baca Adem Demaçi është quajtur Mandela shqiptar, por unë do të thoja se as më Evropë nuk ka një shembull të ngjashëm me 28 vite burg është shqiptari që ka vuajtur më së gjati, por që edhe që nuk është thyer dhe dorëzuar asnjëherë”, tha Kurti.

Të ngjashme