Osmani e vlerëson angazhimin e Norvegjisë në Kosovë në fushën ekonomisë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Me këtë rast, Grøndahl, në emër të shtetit që përfaqëson, i ofoi U.d. e Presidentes mbështetje të plotë në detyrën e re dhe e konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet vendi.

Osmani vlerësoj lartë angazhimin e Norvergjisë në Kosovë e sidomos mbështetjen e ofruar në fushën e ekonomisë gjatë pandemisë.

U.d. e Presidentes, Dr. Osmani e falenderoi Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësoi lartë prezencen konstruktive dhe partneritetin e ofruar nga ana e Norvegjisë. Në takim, fokus i veçantë është vënë në sfidat që kanë lindur si pasojë e pandemisë si dhe te nevoja për mobilizim të plotë për mbështetje të masave për rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë drejtim, Grøndahl konfirmoi që një pjesë e veçantë e portfolios së angzhimit të tyre do të jetë pikërisht në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme