Osmani: Edhe 20 vjet pas luftës, s’ka drejtësi për 20 mijë persona të dhunuar

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 13:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Kohë Lufte, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe një grup i shoqërisë civile kanë organizuar ecjen nga shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova e deri te monumenti “Heroinat”, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se edhe 20 vjet pas luftës, s’ka drejtësi për 20 mijë persona të dhunuar.

“Sot nuk duhet kërkuar vetëm drejtësi, por që kryesit e këtyre veprave të marrin dënimin e merituar”.

Osmani falënderoi shoqatat dhe organizatat ndërkombëtare për ndihmë e dhënë kësaj kategorie.

LEXONI EDHE:

Ndërsa ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se institucionet e kanë obligim të kërkojnë drejtësi që kryesit e këtyre veprave të marrin dënimin meritor, raporton EO.

“Kam ardhur para monumentit ‘Heroinat’ për të kërkuar drejtësi. Për këto vite është hapur një kapitull dhe është obligimi i yni të sjellim para drejtësisë kryesit e këtyre krimeve. Obligimi i yni të ballafaqohemi me të kaluarën tonë”.

Nafi Krasniqi, kryetar i shoqatës “Drejtësi për të gjithë”, tha se vetëm duke u ndëshkuar kryesit e krimeve, drejtësia do të vihen në vend.

Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të zyrës së kryeministrit, tha se do të vazhdojnë që të mbështesin këtë kategori.

Sipas saj, ajo çka i ka ndodhur Kosovës 20 vjet më parë, nuk duhet të përsëritet.

Të ngjashme