Osmani i premton përkrahje Jasharit për realizimin e projekteve në Skënderaj

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skënderaj, Bekim Jashari priti në vizitë zyrtare ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në këtë komunë gjatë mandantit të tij qeverisës.

Jashari bashkë me u.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata.

I pari i Skënderaj bashkë me u.d presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës, të cilat sipas Jasharit duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021,

Osmani premtoi se do t`i përkrahë këto projekte.

“Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme