Osmani i uron shërim të shpejtë Trumpit

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruas së tij të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Iu uroj shërim të shpejtë presidentit dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndërkaq, vetë presidenti Trump ka njoftuar për rezultatin pozitivë me COVID-19.

“Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë bashkë!”, shkruan Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme