Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së Agim Ramadanit

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhuruar sot familjes së heroit, Agim Ramdani kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”.

Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

“Familjes së heroit të kombit, Agim Ramadanit, veprimtarit e luftëtarit të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ia dorëzuam kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Sejdiu. Fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla”, ka shkruar Osmani.

“Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin i cili i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës.  Duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit Ramadani ne e ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizmin e tyre na mundësuan ta preknim lirinë, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ky kujdes do të jetë i vazhdueshëm”, tha e njejta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme