Osmani: Këngët e Ismet Pejës do të mbeten një opus i çmuar për brezat

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe u.d e Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se këngët e Ismet Pejës një opus i çmuar për brezat.

Ajo ka shkruar se vargjet “Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë”.

Postimi i plotë:

“Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë”

Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.

Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i  kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm!

Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme