Osmani: Kërkesa jonë parësore do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 10:20 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesa parësore e institucioneve të Kosovës do të jetë zbardhja e fatit  të zhdukurve me dhunë, raporton Ekonomia Online.

Ajo në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, 27 prilli, pas homazheve te memoriali i të zhdukurve afër Kuvendit, që ka bërë së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se liria e Kosovës do të ketë kuptim vetëm atëherë kur fati i 1600 të zhdukurve kur të kthehen njerëzit tanë.

“Sot gjithë Republika e Kosovës bashkndien me familjaret e 1600 personave të zhdukur me dhunë . Fati i Kosovës është i lidhur drejtpërdrejt me fatin e 1.600 familjarëve tanë. Kjo asnjëherë s’do jetë barrë e tyre, s’është e familjeve, është e jona, janë njerëzit janë, janë të të gjithë Kosovës, edhe barrën e kemi të përbashkët”, ka deklaruar ajo.

Presidentja tha se do të bëjnë çmos për të siguruar drejtësi ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur të kthen njerëzit tanë, a të ditë kur plaga e atyre familajërëve që është edhe e jona do të mbyllet, apo do të fillojë të shërohet. Kërkesa jon parësore themelore e do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve”, tha Osmani.

“Ua rikujtojmë aleatëve, për Kosovën s’ka gjë më të rëndësishme sesa zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë”.

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkini tha se respekti institucional ua lehtëson dhimbjen atyre, por ka kërkuar edhe punë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Kur institucionet respektojnë  familjarët zbutet një plagë e cila është e pashërueshme dhe nuk do të shërohet derisa të jemi në këtë botë. Por, respekti juaj ndaj familjarëve e zbut, por duhet të bëhet edhe punë”, tha ai.

Të ngjashme