Osmani, mirëpret vendosjen e sanksioneve nga ShBA për Zvonko Veselinoviqin

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Zvonko Veselinoviq.

Osmani tha se institucionet janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit.

Ajo theksoi se do të bashkëpunojnë me SHBA-të që rajoni të mos bëhet parajsë e sigurtë për grupet kriminale.

“I mirëpres sanksionet ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar transnacional nga veriu i Kosovës. Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me Shtetet Bashkuara të Amerikës për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”.

Zvonko Veselinoviq, njihet si një nga bosët e krimit të organizuar në veriun e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme