Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile.

Ajo i ka uruar për këtë ditë dhe ka theksuar se nuk mjafton që vetëm në ditë të tilla t’i drejtojmë sytë kah komuniteti rom.

Osmani i siguroi bashkëbiseduesit se dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për komunitetin rom për t`i kuptuar dhe adresuar nevojat e tyre.

Të ngjashme