Osmani në Krushë të Madhe: Liria e pavarësia s’kanë kuptim pa drejtësi për viktimat e gjenocidit serb

Krushë e Madhe | 26 Mar 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se masakra e Krushës së Madhe është dëshmia me e mirë e gjenocidit të kryer nga Serbia ne Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me kryeministrin Albin Kurti bën homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe.

Sipas saj, liria dhe pavarësia nuk kanë kuptim pa pasur drejtësi për viktimat dhe kthimin e trupave të të pagjeturve.

Ajo madje ka thënë se institucionet e kanë obligim moral që të punojnë në zbardhjen e këtyre krimeve, raporton EO.

“Maskara në Kurshë dhe ato që do t’i kujtojmë në muajt në vijmë janë dëshmia më e madhe e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë”.

“Plaga jonë është ende e hapur pasi që kryesit e krimeve janë ende në liri dhe kemi shumë të zhdukur”.

“Liria jonë e pavarësia jonë s’ka kuptim pa pasur drejtësi për viktimat e gjenocidit serb dhe kthimin e trupave të më të dashurve tanë. Kemi obligim institucional dhe moral të punojmë në zbardhjen e fatit të pagjeturve”.

Osmani dhe Kurti më pas do të bëjnë homazhe edhe në Krushë të Vogël, në nderim të të 22-vjetorit të masakrave të ndodhura në këto dy fshatra.

Të ngjashme