Osmani në Pejë, viziton ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me aftësi të kufizuara

Pejë | 01 Qer 2022 | 13:20 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka qëndruar të martën komunën e Pejës, ku u prit nga kryetari, Gazmend Muhaxheri. Osmani e Muhaxheri vizituan ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në qendër të qytetit, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani pa nga afër pikturat e punuara nga këta fëmijë, me ç’rast u informua rreth punimeve të këtyre fëmijëve.

Presidentja Osmani ua uroi 1-Qeshorin Ditën e Fëmijëve, të cilët pastaj i dhuruan një punim presidentes.

E para e shtetit kërkoi më shumë angazhim institucional për këtë kategori, për të cilët tha se duhet t’i lejojmë të shfaqin talentin e tyre.

“Janë punime që tregojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm dhe njëherë e dëshmojnë se secili prej nesh kemi nevoja të veçanta. Por këta fëmijë kanë nevojë për përkrahjen tonë më shumë se sa të tjerët prandaj shteti duhet të jetë afër tyre qoftë niveli qendror apo lokal, në mënyrë që këtë potencial që e kanë ata ta shprehin qoftë nëpërmjet artit apo talenteve tjera që u posedojnë dhe edhe ata t’i japin shumë shoqërisë po edhe ne t’i japim shumë atyre sidomos në këtë 1-Qershor. Mesazhi kryesor në Kosovë është që secili fëmijë pavarësisht situatës që e ka e sfidave që ballafaqohet shkaku i shëndetit duhet të ndihet i barabartë në shoqërinë tonë”, tha Osmani.

“Unë jam çdo ditë me fëmijët dhe besoj keni pa edhe në vizitat në komunat e tjera nuk ka qëlluar 1-Qershori por një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona janë dedikuar kryesisht fëmijëve të rinjve po edhe grave”, tha tutje Osmani.

Të ngjashme