Osmani në Podujevë porosit gjeneratat e reja: Të punojmë në krijimin e identitetit kulturor

Podujevë | 28 Dhj 2020 | 14:51 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka marrë  pjesë në Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” 2020, në Podujevë. Ajo tha se ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se kultivimi i vlerave letrare është thelbësor për krijimin e identiteti kulturor.

“Kënaqësi të marr pjesë në këtë manifestim. Ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese. Për ne, kultivimi  i vlerave letrare  është thelbësore për krijimin e identitetit tonë kulturor. Shpresoj që edhe pse në pandemi ky takim të shfaqë sukses”.

“Ju uroj për kontributin tuaj dhe shpresoj që të shohim më shumë ndikim të gjeneratat e ardhshme që të krijojnë traditën që është krijuar në këto vite”, tha ajo

Ndërsa, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se Takimet e Kulturës “Kdri Kadriu”, kanë qenë një ndër ngjarjet që ka afirmuar Llapin.

Ai po ashtu ka premtuar mbështetje për krijuesit.

“Një nga ngjarjet që e ka afirmuar Llapin në fushën e kulturës janë Takimet e Kulturës ‘Kadri Kadriu’. Nëpër skena kulturore të këtij takimi kanë kaluar krijues të rinj nga të gjitha trevat shqiptare. Të gjithë këta letrarë kanë lënë këtu fjalë të bukura e kanë marrë me vete kulturën e Llapit”, tha ai.

Të ngjashme