Osmani ngushëllon familjen dhe kolegët për vdekjen e gazetarit Gashi

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sylejman Gashi.

Telegrami i plotë:

E nderuar Familje Gashi, ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve.

Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar.

Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën!

Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime.

Sulejman Gashi u prehtë në paqe!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme