Osmani ngushëllon familjet e dy fëmijëve që humben jetën në një pus në Milloshevë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani,  u ka shprehur ngushëllime familjeve Tërbunja dhe Salihu me rastin e vdekjes tragjike të dy fëmijëve dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Osmani ka thënë se është thellë e prekur nga humbja e dy fëmijëve.

“Jemi thellë të prekur nga humbja e jetës së dy fëmijëve të familjes Tërbunja dhe Salihu nga Millosheva. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre. Në emër të Kuvendit të Kosovës, familjeve dhe kryetarit të komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u shpreh ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegram.

Ndryshe, gjatë ditë ditës së djeshme dy fëmijë kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një pus me ujë.

Të ngjashme