Osmani ngushëllon familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në Minierën e Artanës

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në Minierën e Artanës

“Vdekja e 2 minatorëve nga shembja e dheut në minierën e Artanës është lajm i hidhur jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për gjithë Kosovën. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në emër të Kuvendit të Kosovës.

Fati tragjik i dy luanëve të nëntokës, të cilët janë sinonim i sakrificës për vendin, duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet bëjnë më shumë për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. E ndajmë dhembjen me ju në këto çaste të rënda!”, thuhet në telegramin e kryetares Osmani. ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme