Osmani për Ditën e Pastrimit të Botës: Shëndeti ynë është i lidhur me natyrën (VIDEO)

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi ka ftuar qytetarët e Kosovës të vetdijësohen në lidhje me kujdesin ndaj natyrës.

Osmani mes tjerash ka apeluar për mos konsumimin e duhanit, duke ruajtur kështu jo vetëm shëndetin tonë por edhe të natyrës.

“Pandemia na e ka bërë të qartë që shëndeti ynë është drejtpërdrejt i lidhur me shëndetin e natyrës” thotë mes tjerash në video-mesazh Osmani.

Mesazhi i Kryetares së Kuvendit të Kosovës për organizimin e Ditës së Pastrimit të Botës 2020!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Znj. Vjosa R. Osmani fton qytetarët që të bëhen pjesë e fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës 2020.#tapastrojmekosoven#worldcleanupday

Gepostet von Let's Do It Kosova am Samstag, 19. September 2020

Të ngjashme