Osmani: Qytetarët japin vlerësimin për secilin kandidat

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 20:43 | Nga

Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë e bindur dhe e informuar drejt nga Avdullah Hoti dhe zyrtarë të tjerë të partisë, lidhur me futjen e saj në listë për deputete nga LDK-ja.

“Pa u përpiluar lista, s’kam mundur të flas me siguri të plotë, sepse politika kosovare nganjëherë është e paparashikueshme”, ka thënë Osmani në Rrokum Roll në TV Rrokum.

Sa i përket numrit të saj në listë, Osmani thotë se, është e parëndësishme kjo gjë.

“Numri 81 s’ka rendësi, sepse qytetarët janë ata që tregojnë vlerësimin për secilin kandidat”, është shprehe Osmani.

Ajo thotë se nuk brengoset për renditja të tilla, por shpreson që e ka përçuar zërin e qytetarëve gjatë mandatit të kaluar.

Ma tej, Osmani thotë se, qytetarët e Kosovës e kanë në dorë me vlerësu gjeneratën e re dhe të mesme në LDK.

“Qytetarët munden të tregojnë se çka saktësisht duan prej LDK-së”, thotë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme