Osmani shkon për ngushëllime në familjen Bllaca: Ndajmë dhimbjen me ju

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka vizituar familjen Bllaca, pas tragjedisë qe ndodhi në ditën e marte, raporton Ekonomia Online.

Osmani i shprehi ngushëllimet familjes Bllaca, ndërsa tha se ka njohur për së afërmi njërin nga të vdekurit.

“Ngushëllime të gjithëve dhe shpresoj që keni me qenë të fortë për familje. Jemi trondit shumë unë e kam njohur njërin prej djemve dhe me të vërtetë i ndajmë dhimbjet me ju dhe me secilin qytetar të Gjilanit”, tha ajo.

Milaim Bllaca, vëllai i Zeqirit Bllaca, tha se dhimbjen e madhe nuk do të mund ta përballonin po të mos ishin dashamirët, teksa e falënderoi kryetaren Osmani për vizitën e bërë.

“Kemi shumë dhimbje të mëdha por mos te ishin dashamirët nuk e di çfarë do të bënim”, tha ai.

Pesë anëtarët e familjes Bllaca, kanë vdekur ditën e martë. Dyshohet se zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vrasja dyshohet të jetë kryer me revolen e Policisë së Kosovës, për të cilën dyshohet se e ka poseduar viktima V.B.

Të ngjashme