Osmani takohet me menaxhmetin e KEK-ut, u kërkon të merren masa për “liqenin artificial”

Obiliq | 22 Qer 2020 | 13:00 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka vizituar KEK -un, ku është takuar me menaxhmentin e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Ajo është interesuar për liqenin artificial, i cili përmban mbetje të rrezikshme të cilat e dëmtojnë ambientin.

Ajo kërkoi që në këtë pjesë të vendosen pengesa e jo vetëm të shkruhet në një pllakat se “ndalohet hyrja”.

Luigj Imeri, ushtrues detyre i kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e ka informuar nga afër kryetaren Osmani me punë  që zhvillohet në këtë hapësirë.

Sipas tij, ky institucion e ka gatishmërinë që të merre me këto probleme.

Osmani, gjithashtu ka vizituar minierën e Sibovcit në fshatin Hade të Obiliqit, ku nga nxirret qymyri për prodhimin e energjisë elektrike.

Të ngjashme