Osmani thotë se kur shteti merr përsipër një investim duhet ta përfundojë

Mitrovicë | 11 Gus 2020 | 13:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të vizitave të gjelbra nëpër komunat e Kosovës,  Kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar fabrikën “Fafos” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë që do të bisedojë edhe me deputetë për të parë mundësinë e renovimeve të ndërtesave që janë në “Fafos”.

Sipas saj, kur shteti merr përsipër një investim duhet ta përfundojë.

“Këto objekte kanë mbret jo funksionale, ose duhet me u investuar ose me u rrëzuar, por jo me e rreziku jetën e qytetarëve”.

“… besojmë që këto çështje të trajtohen sepse kur shteti merr përsipër një investim duhet ta përfundojë”.

Fillimisht Osmani është takuar me kreun e kësaj komune, Agim Bahtiri dhe ka biseduar me të rinjtë për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin.

Të ngjashme