Osmani thotë se vetëm duke e njohur sakrificën e të rënëve mund të ndërtohet shteti

Verboc | 30 Pri 2021 | 11:13 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit Ramiz Lladrovcin kanë bërë homazhe për të rënët në Vërboc, raporton Ekonomia Online.

Osmani, tha se 30 prilli është ndër datat me të dhimbshme për Kosovën ku vranë 300 qytetarë të pafajshëm.

Sipas saj, vetëm duke e njohur sakrificën e të rënëve mund të ndërtohet shteti.

“30 prilli është një ndër datat më të dhimbshme të Kosovës ku rreth 300 qytetarë janë vrarë masovisht. Kjo ditë na rikujton sidomos kur i takojmë familjarët dhe që na tregojnë që gjaku i tyre është derdhur për liri”.

“Vetëm duke njohur sakrificën e të gjithëve ne mund ta ndërtojmë shtetin tonë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, tha presidentja Osmani.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se kujtimi për të rënët e kësaj ane do të jetë i përjetshëm.

“Ne sot po bëjmë nderime në kujtim të Komandantit të Brigadës 114 Ilaz Kodra dhe të 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve që kanë rënë më 30 prill, kujtimi për ta qoftë i përjetshëm”, tha Lladrovci.

Përderisa kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se nderimi është më e pakta që mund të bëhet për dëshmorët.

“Është më e pakta që mund të bëjmë për këta dëshmorë. Lavdi”, tha Jashari.

Osmani gjatë së premtes ka bërë homazhe edhe në kompleksin memorial në Marinë dhe ka vizituar kullën e Ilaz Kodrës.

Rexhep Kastrati i mbijetuar nga masakra në këtë fshat, rrëfeu për Ekonomia Online luftën dhe dhimbjen e përjetuara.

“Natyrisht në këto data dhe dita  kemi emocione të pa numërta dhe ngjarje të dhimbshme që na prekin zemrën, mirëpo rasti që na prek më shumë është rasti i një fëmije  në lagjen time që është quajtur Arsim Kastrati ka qenë fëmija i vetëm i vrarë, ky rast na pikëllon shumë dhe na mërzit e emocionon shumë, por ka edhe raste të tjera që na mërzitin dhe që duhet kujtuar sa më shumë dhe të përmendet”.

“Duhet përhapur ne gjithë boten se armiku serb neve na ka sulmuar e jo ne ata. Po shumë kujtime kemi por do cekja varrin e babait tim, të cilin e kanë vrarë në pragun e shtëpisë, ku është dashur që ta varrosi në një pyll të afërm aty e së pari është dashur të ja tuboj trutë dhe pastaj ta varrosi në mal”.

“Pastaj vrasja e një moshatari tim dhe shumë krime tjera të cilat nuk harrohen. Unë mendoj që për të pagjeturit është bërë pak duke shpresuar që qeveria e re të bëjë më shumë në këtë drejtim”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme