Osmani tregon bukuritë e Kosovës në ditën ndërkombëtare të turizmit

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, me rastin e ditës ndërkombëtare të turizmit, përmes një videoje të shkurtër ka treguar disa nga bukuritë e Kosovës.

Osmani ka thënë se natyra e Kosovës është burim qetësie për të gjithë banorët që jetojnë këtu, ndërsa vend ngazëllimi për vizitorët.

“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës. Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj”, ka shkruar Osmani.

Kryetarja e Kuvendit ka shtuar se dashuria e njeriut për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt.

“Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t’ua lëmë brezave”, ka theksuar ajo.

#VizitoKosovën #VisitKosovo

Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës. Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj. Dashuria e tij për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt. Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t'ua lëmë brezave. #VizitoKosovën #VisitKosovo

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Samstag, 26. September 2020

Të ngjashme