Osmani bisedon me Fondacionin Heinrich Boell për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e fondacionit gjerman të të gjelbërve Heinrich Boell Stiftung.

Në takim palët diskutuan për rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perendimor dhe për Republikën e Kosovës ne veçanti. Presidentja Osmani theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisi janë dhe do të jenë prioritet gjatë mandatit të saj. Ajo tha se pandemia na e ka bërë të qartë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, me ç’rast e ka potencuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për arritjen e këtij qëllimi.

Në mes tjerash, Presidentja Osmani u shpreh se Kosova duhet të përqafojë një model të zhvillimit ekonomik që është i bashkrënditur me agjendën e gjelbër, ngase faktet nga terreni dëshmojnë se një gjë e tillë jo veçse është e mundur, por edhe ekonomikisht më e arsyeshme.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e Deklaratës nga Samiti i Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se në prag të takimit të radhës të liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, duhet të identifikohen mjetet dhe politikat për zbatimin e zotimeve në praktikë.

Të ngjashme