Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimit e viti të ri shkollor.

Ajo në urimin e saj, ka thënë se mësimi nuk po fillon ashtu siç ishte dashur për shkak të pandemisë, por kjo sipas saj nuk është sfida e vetme e tyre, pasi sipas saj, për nxënësit sfida e madhe është nxënit  e dijes.

Postimi i plotë:

Sot ju po e nisni një vit të ri shkollor.

Fatkeqësisht ju nuk po e nisni atë më 1 shtator, si çdo vit, as me të gjithë shokët e shoqet, si përherë. Sot ju po e nisni atë në rrethana të pazakonta, për shkak të pandemisë Covid 19.

Por, ballafaqimi me të nuk është sfida e vetme. Sikur e dini, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes.

Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjetme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera.

Ju duhet ta dini se secili vit sjell sfida të reja, por edhe kënaqësi të reja, ngjyra të reja të cilat jeta jua ka rezervuar.

Uroj që ju t’i shndërroni ato në ngjyra suksesi për ju, familjet tuaja dhe gjithë shoqërinë. Ju priftë e mbara!

Të ngjashme