Osmani vendosë lule tek Monumenti “Heroina”: Kontributi i grave shpesh herë nuk është vlerësuar

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 14:01 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani Sadriu, ka vendosur të martën buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”, pas marrjes së detyrës, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se tha se kontributi i jashtëzakonshëm i grave shpesh herë nuk është vlerësuar.

“Kontributi i grave në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ky kontribut shpesh nuk është vlerësuar. Duke filluar nga organizimi i rezistencës paqësore e të armatosur. Të gjitha duhet të njihen e respektohen”, tha ajo.

“Ky monument Heroinat simbolizon mbi 20 mijë gra e burra të cilët kanë qenë viktimë e një dhune të paraparë dhe janë të luftës së fundit në Kosovë. Asnjë rast deri më tani 22 vite pas lufta nuk kemi drejtësi në vend që kriminelet të dalin para drejtësia. Andaj të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës i duhet drejtësia dhe për këtë institucionet tona duhet të jenë shembull në trajtimin e mbështetje e të gjithë atyre që kanë përjetuar ferrin por janë shndërruar në shembull force e shtytje përpara të shtetit tonë”, shtoi tutje ajo.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme