Osmani: Vizioni i Rugovës i parapriu shtetësisë së Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

U.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizioni i Rugovës i parapriu shtetësisë së Kosovës.

Ajo më rastin e 76 vjetorit të lindjes së Rugovës ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.

 “Në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës. Tri postulatet e tij na dëshmojnë  e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme