Osmani viziton shkollën më të vjetër në Gjilan: T’i kthejmë sytë kah rinia

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 16:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri kanë vizituar shkollën më të vjetër në Gjilan, shkollën fillore “Thimi Mitko”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, aty është pritur nga stafi i kësaj shkolle, teksa edhe i ngushëlloi për rastin e rëndë që ndodhi në familjen Bllaca.

Osmani tha se janë të fokusuar që të investojnë në arsim dhe të përkushtuar në ruajtjen dhe zhvillimin e rinisë.

“Të jem në mesin tuaj për të ndarë dhimbjen qe e ka kapluar këtë vend. Jemi këtu të shprehim përkushtimin dhe t’i kthejmë sytë te rinia jonë sepse nuk arrihet sukses pa rinin tonë dhe të investohet në mënyrë që arsimi të jetë i fuqishëm”, tha ajo.

Osmani i ftoi nxënësit e kësaj shkolle të vizitojnë kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryetari i komunës së Gjilanit kanë vendosur lule te shtatorja e Rexhep Malaj dhe Nuh Berisha.

Po ashtu kanë vendosur lule edhe te shtatorja e Mulla Idriz Gjilani.

Me pastaj kanë vendosur lule te shtatorja e Agim Ramadanit dhe Idriz Seferit.

Të ngjashme