Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve, dërgon pajisje për mbrojte kundër COVID-19

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Në këtë vizitë të saj, banorëve dhe stafit të kësaj shtëpie iu dhurua pajisje mbrojtëse për koronavirus në kuadër të një projekti të përbashkët me Ambasadën e Luksemburgut dhe PRAK-un.

“Sot është Dita Ndërkombëtare për të Moshuarit, një mundësi për të reflektuar mbi kontributin e çmuar të brezave dhe vlerat me të cilat na rritën ne si individ dhe si shoqëri. Një shtet arrin zhvillim dhe emancipim shoqëror vetëm atëherë kur tregon kujdesin dhe përkushtimin e nevojshëm ndaj atyre në moshë të shtyrë, vlerëson mundësitë dhe sfidat me të cilat ata përballen. E ku ka më mirë se të marrim nga mësimet e jetës se sa në Shtëpia e të Moshuarve, ku bashkërisht biseduam e qeshëm dhe treguam gatishmërinë institucionale t’u jemi çdo herë pranë!”, shkroi Osmani në Facebook.

“Ishte mjaft shqetësuese kur dëgjuam se infeksioni ishte përhapur në shtëpinë e të moshuarve, mirëpo na gëzoi fakti që secili nga ta doli fitimtarë nga kjo përballje. U jemi shumë falënderues mjekëve dhe infermierëve, të cilët me dedikim e përkushtim u kujdesen për të gjithë ata!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme