Osmani: Vota për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentit dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se votimi i ligjit që e transformoi FSK-në në Ushtri të Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë, në mënyrë që në bashkëpunim me miqtë e partnerët tanë strategjik, ta shohim atë si ndër ushtritë më të suksesshme që kontribuojnë në paqe e siguri në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, u shpreh Osmani.

“Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes. Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme