OVL e UÇK-së ia feston ditëlindjen Haradinajt, Kurti ta sqarojë kush janë kriminelët e Ballkanit

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj feston ditëlindjen në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë, raporton Ekonomia Online.

Por OVL e UÇK-së ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta festojë në Prishtinë. Për nder të tij u pre edhe tortë e u organizua një festë në zyrat e kësaj organizate.

Gjatë ditës, Haradinaj u urua edhe nga gruaja dhe vajza e tij.

“Urime ditëlindja heroi im, Te dua pa kufi”, ka shkruar vajza Ariana, duke ia bashkangjitur postimit edhe dy fotografi me babanë e saj.

Ndërsa përmes një konference për medie, u.d. së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje kryeministri Albin Kurti t’i sqarojë deklaratat e tij, ku kishte thënë se Ballkani duhet të çlirohet nga disa kriminelë të luftës, raporton Ekonomia Online.

“Në muajt e fundit kemi dëgjuar një diskursi dhe retorikë negative, që po shkon në shfajësimin e Serbisë. Njëherë një ministre tha se ne i kemi fajet për Gjykatën Speciale, dhe pastaj në Bruksel kryeministri bëri një tjetër deklaratë mjaftë nënçmuese…Kryeministri e përmendi në darkën e turpit në Bruksel se Ballkani Perëndimor duhet të pastrohet nga kriminelët e luftës. Po i dëgjojmë shpesh të gjithë ata që kanë pozita shtetërore që po fyejnë luftën e UÇK-së. Ne ju themi të gjithëve se luftëtarët luftuan në luftën e pabarabartë por ia dolën të fitojnë. Ne i bëjmë thirrje Albin Kurti që t’i sqarojë këto deklarata”.

Të ngjashme