OVL e UÇK-së kërkon nga Kuvendi ndryshimin e Ligjit për Specialen

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 15:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, tha se Specialja duhet të merret edhe me krimet e kryera nga serbët në Kosovë.

Sipas tij, nëse ambasadat reagojnë në lidhje me këtë kërkesë, deputetët duhet të veprojnë në anën e së drejtës.

“Kërkuam plotësim ndryshim, dhe besoj që secili individ është pro zbulimit të krimeve. Unë nuk besoj që ambasadat do të kenë reagim, mirëpo jo gjithherë duhet të bëjmë ata që thonë ambasadat”.

“Ne gjithherë do të konsultohemi me miqtë ndërkombëtarë, edhe për Ligjin për Vlerat e Luftës”.

Ai shtoi se nëse një kërkesë e tillë nuk përfillet, populli duhet të mos zgjedhë deputetët që e duan gjykatën e njëanshme, raporton EO.

“Forma tjetër do të jetë e popullit. Unë besoj që edhe Lista Serbe duhet ta dëshmojë se a është për zbulimin e të gjitha krimeve në Kosovë”.

“Populli duhet ta dëgjojë, të shoh dhe në zgjedhje të tregojë rezultatin. Nëse populli e do vetëm zbulimin e njëanshëm të krimeve, le t’i votojë të njëjtit deputet. Nuk jemi për Gjykatë të njëanshme”. 

Të ngjashme