OVL e UÇK-së, paralajmëron protesta

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore.

Kjo protestë paralajmërohet pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veslin, Jakup Krasniqin Rexhep Selimin , të gjithë këta ish-figura të larta të UÇK-së.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku pas mbledhjes ka thënë se për këtë protestë do të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues ku edhe do të merret vendimi.

Ai ka thënë se protesta do të respektohet masat për mbrojtje ndaj covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme