OVL e UÇK-së, vendos për shtyrjen e protestës, kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 15:53 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së, pas mbledhjes së mbajtur ka vendosur që të shtyjë mbajtjen e protestës së paralajmëruar,ky organ po ashtu ka kërkuar pezullimin e bisedimeve me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

U.d i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se për shkak të situatës me pandeminë, protesta është vendosur të shtyhet.

“Dje kemi pasur mbledhje të Kryesisë ku është propozuar të mbahet protestë, dhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues është diskuar edhe ky propozim”.

“Këshilli ka dal me disa konkluzione, ku protesta do të analizohet, dhe na autorizuan që të diskutojmë me institucionet e shëndetësisë, për të gjetur një kohë të përshtatshme për mbajtëjne e protestës. Po ashtu kërkuam pezullimin e bisedimeve me Serbinë”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa Pran Marashi, Anëtar i këshillit drejtues OVL ka thënë se me mbetjen e mbledhjes së këshillit drejtues përveç diskutimeve për mbajtjen e një proteste ka dominuar ndenja për popullin që të mos rrezikohet shëndeti publik.

Ai po ashtu tha se në UÇK nuk ka pasur ndarje fetare.

“Sa i përket propagandës ajo e Serbisë të cilët rregullisht kanë bërë propagandë dhe tendenca për ndarjen fetare në UÇK, kjo nuk ka qen prezentë”.

“Ne jemi ndier të fyer dhe nuk jemi befasuar sepse propaganda serbe nuk është e 20 vjetëve të fundit por 100 vjet Me dhjetëra dëshmor dhe pjesëtarë të UCK-së të burgosur si rasti i Mehës që tentohen një gjykatë speciale të bëjë një ndarje të tillë etnike”, tha ai.

Të ngjashme