Pa një zgjidhje për ndotjen e lartë të ajrit

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit. Falë reshjeve të shiut dhe erërave, gjendja u përmirësua për pak ditë, kah mesi i javës.

Megjithatë, ajri i ndotur, i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, mbetet shqetësim për qytetarët gjatë gjithë sezonit të dimrit.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe disa qytete të tjera si Obiliqi, Mitrovica, Gjilani, Drenasi e Peja, ka një kohë të gjatë që përballen me këtë problem, por alarmi për gjendjen e rëndë është ndezur veçmas në tre vjetët e fundit, prej kur matësit e nivelit të ndotjes së ajrit kanë marrë më shumë vëmendje.

Vitin e kaluar, në Prishtinë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, për dy ditë, ishte ndaluar qarkullimi i veturave në zonën qendër, duke lejuar vetëm lëvizjen e autobusëve urban dhe taksive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme