Pa paga që nga viti i kaluar, punëtorët e Lotarisë me protestë kërkojnë ndryshimin e Ligjit

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 11:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për shkak të mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

Shpresa Gosalci, tha se plotësim-ndryshim i Ligjit ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. Madja ajo ka sqaruar duke shtuar se që nga viti 2020 nuk janë duke marr paga e që kjo i ka rënduar ata, duke pas parasysh edhe pandeminë.

Gosalci tha se shumica prej tyre janë gra, të cilat janë edhe nëna vetushqyese.

“Në protestojmë që të bëhet miratimi i ligjit. Ky ligj ka qenë kërkesa jonë e kamotshme. Punëtorët tonë janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe nga viti 2020 janë pa paga”.

“Ne kemi bërë kërkesa për takimin me ministrin e Financave, ku na është premtuar që do të trajtohet çështja jonë, mirëpo deri tani nuk kemi asgjë konkrete, na kemi thënë se mund të merr muaj, por jemi 60 familje sepse gjysma e punëtorëve janë gra dhe gjendja është shumë e rëndë”.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë protestuar para ekzekutivit kosovar me te njëjtat kërkesa.

Lotaria e Kosovës është shoqëri aksionare, ku aksionare e vetme e saj është Qeveria e Kosovës.

Të ngjashme