Pa strategji të qëndrueshme s’mund të synohen projektet zhvillimore

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 09:12 | Nga

Në kuadër të projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje të qëndrueshme dhe funksionale”, në Republikën e Maqedonisë, Instituti KLGI po ofron trajnimin për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal për planifikim strategjik.

Në kontekst të planifikimit strategjik në nivel komunal, në sesionin e parë trajnues, ligjëruesi Fatmir Bytyqi, njëherësh ekspert i Fondeve të BE-së, vuri theks të veçantë në modelin e integruar organizativ, menaxhimin me cikël projekti dhe identifikimin e projekteve.

Bytyqi nënvizoi elementet kyçe të funksionimit të duhur të një institucioni sikurse janë njohja e misionit, mjedisit të përgjithshëm (faktorët ekonomik, politik, teknik dhe socio-ekonomik) dhe anës strukturore dhe organizative të institucionit.

Në këtë aspekt, sa i përket menaxhimit të projekteve, Bytyqi shpjegoi se institucionet duhet të vendosin objektivat në atë formë që të jenë në përputhje të plotë me prioritetet e donatorëve. Në kuadër të këtij sesioni, u elaboruan fazat e projekteve dhe rëndësia e tyre, nisur nga programimi, identifikimi, formulimi, financimi, implementimi dhe evaluimi (vlerësimi).

Sesioni trajnues përfshirë edhe punën në grupe, ku pjesëmarrësit kanë rastin që edhe nëpërmjet punës praktike të njohin konceptet, mjetet dhe praktikat për shkrimin e projekteve fituese dhe menaxhimit efikas të tyre, me theks qasjen në fondet e BE-së.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme